SHPËRNDAJE

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, ka thënë se biseda e zyrtarit amerikan, Hoyt Brian Yee me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka qenë i hapur dhe pozitiv.

Scott ka thënë se Yee e ka porositur Serbinë që të mbajë raporte të mira me Rusinë por që të jetë qindpërqind e angazhuar kah BE-ja.

Diplomati amerikan ka theksuar se deklarata e Yeesë për “dy ulëset” nuk është e ekzagjeruar.

I pyetur që të komentojë se nëse biseda e Vuçiqit me Yeenë ka qenë e ashpër, Scott ka thënë se do të jetë vetë presidenti serb ai që do të njoftojë opinionin për këtë çështje.

“Nuk më takon mua të them. Mendoj se Yee nuk e ka tepruar. Këtë ia ka thënë Serbisë si mik, ka thënë se ne e mbështesim rrugën e Serbisë kah BE-ja, por se ka sfida para Serbisë. Sfidat janë të qarta, se duhet të ketë përparim më të madh në sundimin e ligjit, në lirinë e mediave dhe për sa i përket normalizimit të raporteve me Kosovën. Sepse pa to nuk do të ketë integrim në BE”, ka thënë Scott në një deklaratë para mediave në Serbi.

Ai ka vlerësuar se raportet e Serbisë me Rusinë nuk janë problematike dhe se Serbia mund të ketë raporte të mira me Moskën, por duhet të ketë marrëdhënie të mira edhe me SHBA-në, me BE-në dhe me Kinën.

“Yee ka thënë se ai shtet që dëshiron të hyjë në BE duhet të jetë i dedikuar 100 për qind dhe me angazhimin e tij duhet të tregojë se është e dedikuar ndaj BE-së. Edhe BE-ja ka politikë të unifikuar të jashtme dhe në BE presin që kjo politikë e përbashkët të zbatohet”, ka shtuar ambasadori amerikan në Beograd.

Diplomati amerikan ka thënë se çështja e Kosovës ka qenë temë kyçe në atë takim.Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, ka thënë se biseda e zyrtarit amerikan, Hoyt Brian Yee me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka qenë i hapur dhe pozitiv.

Scott ka thënë se Yee e ka porositur Serbinë që të mbajë raporte të mira me Rusinë por që të jetë qindpërqind e angazhuar kah BE-ja.

Diplomati amerikan ka theksuar se deklarata e Yeesë për “dy ulëset” nuk është e ekzagjeruar.

I pyetur që të komentojë se nëse biseda e Vuçiqit me Yeenë ka qenë e ashpër, Scott ka thënë se do të jetë vetë presidenti serb ai që do të njoftojë opinionin për këtë çështje.

“Nuk më takon mua të them. Mendoj se Yee nuk e ka tepruar. Këtë ia ka thënë Serbisë si mik, ka thënë se ne e mbështesim rrugën e Serbisë kah BE-ja, por se ka sfida para Serbisë. Sfidat janë të qarta, se duhet të ketë përparim më të madh në sundimin e ligjit, në lirinë e mediave dhe për sa i përket normalizimit të raporteve me Kosovën. Sepse pa to nuk do të ketë integrim në BE”, ka thënë Scott në një deklaratë para mediave në Serbi.

Ai ka vlerësuar se raportet e Serbisë me Rusinë nuk janë problematike dhe se Serbia mund të ketë raporte të mira me Moskën, por duhet të ketë marrëdhënie të mira edhe me SHBA-në, me BE-në dhe me Kinën.

“Yee ka thënë se ai shtet që dëshiron të hyjë në BE duhet të jetë i dedikuar 100 për qind dhe me angazhimin e tij duhet të tregojë se është e dedikuar ndaj BE-së. Edhe BE-ja ka politikë të unifikuar të jashtme dhe në BE presin që kjo politikë e përbashkët të zbatohet”, ka shtuar ambasadori amerikan në Beograd.

Diplomati amerikan ka thënë se çështja e Kosovës ka qenë temë kyçe në atë takim.

/presheva.com