SHPËRNDAJE

Kryetari i Këshillit iniciues, Sami Salihu, sot pati takim me ambasadorin shqiptar Ilir Boçka.
Në këtë takim u bisedua për hapat që janë marë në lidhje me krijimin e subjektit të ri LR-PDSH, si dhe për situatën politike në Luginën e Preshevës e në veçanti atë të komunës së Preshevës.

Ambasadori po ashtu përgëzoi z. Salihun për zgjedhjen si kryetar i këshillit iniciues duke vlerësuar se angazhimi dhe kontributi do ti shërbejë stabilitetit politik në komunën e Preshevës.
Pas këtij takimi të përzemërt dhe përmbajtësor u zotuan që të vazhdojnë komunikimin dhe takimet e përbashkëta, thuhet në njoftimin e LRPDSh-së.(presheva.com)