SHPËRNDAJE

Ambasadori britanik në Serbi, Denis Keefe në një televizion serb foli për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai u shprehë dy vendet kanë marrëdhënie komplekse por gjithashtu ndajnë vlera të përbashkta.

Tutje, ai foli për propozimin britanik të rezolutës së Srebrenicës në Këshillin e Sigurimit tre vjet më parë. Keefe tha se ajo rezolutë nuk ishte drejtuar kundër Serbisë.

I pyetur për të komentuar raportet e mediave se specialistët britanikë janë pas veprimeve të Policisë së Kosovës në aksionin e veriut, ai u përgjigj se nuk flet për teori të konspiracionit.

“Politika jonë është të mbështesim kthimin në dialog me ndërmjetësimin e BE-së. Ne jemi miq të Ballkanit, Kosova është shtet për ne, por them se duhet të flasim dhe se zgjidhja arrihet përmes dialogut.”, u shprehë Keefe.