SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë ka marrë ftesë personale nga homologu i Kinës. Vuçiq ishte në Kinë në kohën kur ishte kryeministër, ai do të ketë një numër diskutimesh të rëndësishme.

Munchang ka shtuar se do të ketë një investim të madh kinez në Serbi dhe se gati 80 për qind e përgatitjeve janë bërë. Ai ka theksuar se Kina nuk ka qenë kurrë kundër Serbisë dhe interesave të saja.

Duke folur për Kosovën ai ka përsëritur se pozicioni i Kinës është i njëjti.

“Kina si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit nuk e njeh Kosovën. Kjo do të thotë se ajo ende është Serbi. Çështja e Kosovës duhet të zgjidhet në bazë të rezolutave të Këshillit të Sigurimit dhe në përputhje me dokumentet relevante ndërkombëtare. Ne mbështesim bisedimet Beograd-Prishtinë në mënyrë që problemi të zgjidhet.