SHPËRNDAJE

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Qemajl Minxhozi sot në Kosovë priti në takim pune afaristin nga Medvegja, Muharrem Salihu njëherit këshilltarë në kuvendin e Medvegjës.

Në këtë takim Salihu ka informuar ambasadorin shqiptarë për problemet me të cilat përballen shqiptarët në Serbi veçanërisht në Medvegjë.

Muharrem Salihu për portalin preshevacom ka konfirmuar se në këtë takim fokus i veçantë i bisedës ishte kërkesa për kthimin e adresave të pasivizura, dukuri me të cilën po persekutohen shqiptarët autokton, kryesisht nga Jugu i Serbisë.

Të dy palët janë dakorduar se dy shtetet shqiptare duhet të kenë qasje më konkrete karshi problemeve të shqiptarëve në Serbi./presheva.com/