SHPËRNDAJE

Ambasadori belg i akredituar në Beograd mbështet nismën e pushtetit lokal në Preshevë për hapjen e pikës kufitare Miratoc- Llojan. Këtë e ka koonfirmuar sot në takimin që kishte me kryetarin e komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi dhe bashkëpunëtorët e tijë.

Ambasadori belg pas takimit me kryetarin Arifi i shoqëruar nga zëvendës kryetari i komunës, Armend Aliu ka vizituar në terren pikën kufitare Miratoc- Llojan. Në deklaratën për preshevacom, kryetari i komunës, Shqiprim Arifi ka konfirmuar edhe qëndrimin e Preshevës lidhur me pjesmarrjen në ekipin negociues në bisedimet Prishtinë- Beograd.

Kryetari Shqiprim Arifi ka rikujtuar se interesimi i faktorit ndërkombëtarë në Serbi karshi Luginasve është rritur nga viti 2016./presheva.com/