SHPËRNDAJE

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Boçka nëpërmjet një letre, ka uruar deputetin e ardhshëm në parlamentin Serb, Z. Shaip Kamberin.

Më poshtë mund të lexoni letrën e plotë të ambasadorit Boçka:

Zotit Shaip Kamberi
Deputet i porsa zgjedhur

I Nderuar Zoti Kamberi

Ndoqa me interes zhvillimin e fushatës zgjedhore të 16 Marsit 2014 për deputet në parlamentin e Republikës se Serbisë si dhe rezultatin përfundimtar që doli pas numërimit të votave, rezultat i cili ju konfirmoi juve si fitues te mandatit te Deputetit.

Ky është një moment mjaft i rëndvsishëm për ju si përfaqesues i vullnetit të te zgjedhurve. Konstatoj me kënaqesi se zgjedhësit shqiptarë të Luginës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit këtë herë vendosen të tregojnë forcën e tyre nëpermjet pjesmarrjes ne zgjedhje si mënyra më e mirë për të përforcuar zërin e tyre në forumet ligjvënëse të Republikes së Serbise.

Uroj dhe jam i bindur ne suksesin e misionit tuaj si perfaqesues i lartë i vullnetit te zgjedhesve qe ju derguan ne ate Parlament si dhe shpreh bindjen ne nje bashkëpunim të frytshem në periudhen që vjen.

ILIR BOÇKA-Ambasador Tirane me 24 mars 2014

(z. Ilir Boçka është Ambasadori i ri i Republikës së Shqipërisë në Beograd)