SHPËRNDAJE

Ambasadorja e re e Turqisë, Songul Ozan i ka dorëzuar letrat kredenciale Presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanvoiq dhe ka filluar zyrtarisht misionin e saj në këtë vend.

Me këtë rast ambasadorja Ozan theksoi se ndjehet e kënaqur që përfaqëson vendin e saj në një vend mik të Turqisë, me të cilin siç u shpreh ajo, kemi lidhje kulturore dhe njerëzore të bazuara në historinë tonë të përbashkët. Gjatë mandatit tim, me bashkëpunëtorët e mi nga ambasada, këshilltarët me udhëheqësin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Qendrën kulturore turke “Yunus Emre”, kompaninë Turkish Airlines (THY) dhe bankën “Ziraat Banksi” do të vazhdojmë edhe më tej të kultivojmë marrëdhëniet tona me Malin e Zi në të gjitha fushat. Qëllimi ynë është që te jemi afër dhe të bashkëpunojmë me institucionet dhe qytetarët e Malit të Zi, u shpreh Ambasadorja Ozan. Prioriteti ynë bazë është zhvillimi i marrëdhënieve ekonomike me Malin e Zi, i cili me suksesin që ka në kultivimin e raporteve të mira ndëretnike dhe ndërkonfesionale është shembull për vendet e Rajonit. Në kuadër të kësaj, ne do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë produktiv, me institucionet e Malit të Zi me qëllim që shkëmbimin e mallrave dhe mundësinë e investimeve ta ngremë në nivel akoma edhe më të lartë. Nga ana tjetër në komunikim me organet shtetërore do të synojmë intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në të gjitha fushat e mundshme e veçanërisht në fushën e kulturës, arsimit, sportit, bashkësive lokale, dhe sektorit jo- qeveritar. Besoj se Turqia në periudhën e ardhshme në mënyrën më efikase do të vazhdojë bashkëpunimin me Malin e Zi në rrugën drejt integrimit të plotë në institucionet euro-atlantike, që është dhe qëllimi ynë i përbashkët. Ndërkaq Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanvoiq në takimin me ambasadoren e Turqisë në Mal të Zi, Songul Ozan është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin ndërshtetëror dhe marrëdhëniet tradicionalisht të mira midis Malit të Zi dhe Turqisë. Ai është shprehur i bindur se angazhimi i Ambasadores Ozan do ti avancojë edhe më shumë këto marrëdhënie. Sipas Gjukanvoiq kontribut në këtë drejtim do të japë edhe vizita e planifikuar e Presidentit të Turqisë Rexhep Tajip Erdogan në Mal të ZI. Ai po ashtu ka shprehur solidaritetin meTurqinë në përpjekjet që bën kjo për zgjidhjen e krizës në kufirin jugor dhe krijimin e kushteve për jetesë të një numri të madh të refugjatëve nga Siria. Presidenti Gjukanoviq po ashtu ka falënderuar edhe TIKA-n për ndihmën e pakursyer që po jep në realizimin e projekteve të ndryshme zhvillimore në Mal të ZI.

Predsjednik Crne Gore Milo Đukanović primio akreditivno pismo novoimenovanog ambasadora Republike Turske NJ.E. Songula Ozana

Predsjednik Crne Gore Milo Đukanović primio akreditivno pismo novoimenovane izvanredne i opunomoćene ambasadorke Republike Turske NJ.E. Songul Ozane #PredsjednikCG 🇲🇪 🇹🇷// President of Montenegro Milo Djukanovic received a letter of credence from the newly-appointed Extraordinary and Plenipotentiary Ambassador of the Republic of Turkey, HE Songul Ozan 🇲🇪 🇹🇷

Gepostet von Milo Đukanović am Freitag, 8. Februar 2019