SHPËRNDAJE

Për më shumë se një javë Ambulanta në fshatin Tërrnoc me rreth 8 mijë pacientë është jasht funksionit, duke lënë personelin mjekësorë, përveç pa ngorhje qëndrore por edhe pa sistem funksional të kompjutorëve. Problemi me ngorhjen qëndrore është mëse dy muaj por që nga java e kaluar është plotësisht jasht funksionit dhe personeli është i detyruar që të përdore nxemse elektrike, nëpër zyra, duke lënë pacientet në të ftohte.

Ambulanta në Tërrnoc për gati një javë është duke u përballur edhe me problemin tjetër, mos funksionimin e sistemit të kompjutorëve dhe kështu pacientët në Shekullin XXI shërbimet i marrin si në kohën e “gurit”, mjeku detyrohet që ti regjistrojë në një letër kontrollat, më pas në fund të orarit të shkojë në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanocit për ti regjistruar në kompjutorë dhe prap të kthehet në Ambulantën në Tërrnoc për t’ia dorzuar pacientëve barërat. Në munges të sistemit mjeku detyrohet që edhe kartonat e pacientëve ti grumbullojë çdo ditë që me shpresë se një dit do të rregullohet sitemi ti regjistrojë. “E kam njoftuar drejtoreshën e Shtëpisë së Shëndetit, kryetarin e komunës Shqip Kamberin, kryetarin e Bashkësis lokale të Tërrnocit dhe të gjhith përgjegjësit lidhur me këto problem por ja se si duhet të punojmë dhe në çfar kushte” ka thënë mjeku për presheva.com.

Drejtoresha Lela Jovanoviç është emruar në bazë të koalicionit qeverisës mes PVD-së dhe Grupit të Qytetarëve Stojança Arsiç, e cila edhe i takon këtij të fundit. Presheva.com ka kontaktuar edhe drejtoreshën e shtëpisë së Shëndetit Lela Jovanoviç, e cila me një ton të vrazhdë është shprehur se, “sa i përket sistemit presim që sot të rregullohet, kurse sa për kaldajën e ngorhjes qëndrore, pritet që plani dhe program i Shtëpisë së Shëndetit të kalojë në Kuvendin Komunal dhe pastaj të shohim se çka mund të bëjnë, sepse nuk kemi mjete finansiare për ta blerë”.

Sipas fjalëve të drejtoreshës, për sistemin e kompjutorëve ka shpres se do të rregullohen, ndërsa sa i përket ngorhjes, personelit mjekësorë por edhe pacientëve nuk i mbetet tjetër përveç se të luten që të mbizotërojnë temperature të ngrohta në të kundërtën për momentin nuk ka shpres për ngrohje qëndrore./presheva.com/