SHPËRNDAJE

Amerikani Daniel Cook, i cili është i martuar me një shqiptare ka sjellur verzionin e tij të këngës “Xhamadani Vija Vija”, një ri-krijim mjaft i bukur dhe i lehtë, kur e krahasojmë me këngën origjinale. Kënga është pritur mjaft mirë në rrjetet sociale.

I ka mjaftuar fakti që është i martuar me një shqiptare që ta realizojë një video me rroba “Kuq e Zi”, duke kënduar këngën e famshme shqiptare “Xhamadani Vija Vija”.

Është ky Daniel Cook, amerikani i cili përveç tjerash do të jetë edhe pjesmarrës i “The Voice Of Albania” në këtë edicion.

Ai i falenderon shqiptarët në video për faktin se e kanë dëgjuar atë, e më së shumti i falenderon se i kanë dhënë një grua të bukur.