SHPËRNDAJE

GrupiKumanova

Organizata Amnesty International (AI) së fundmi ka publikuar një raport lidhur me gjendjen e të drejtave të njeriut në vitin 2015 në 160 shtete dhe territore.

Agjencia e lajmeve INA, njofton se në pjesën për Maqedoninë flitet për publikimin e bisedave të përgjuara të cilat thuhet se, dëshmuan dhe zbuluan korrupsionin, keqpërdorimin e funksioneve, mashtrimet zgjedhore si dhe përzierjen në sistemin e jurisprudencës.

Ndërkohë AI thekson se mbi 2000 gazetar janë vëzhguar dhe përgjuar nga qeveria e Maqedonisë.
“Materialet e përgjuara treguar se qeveria ka financuar mediat proqeveritare si dhe ka pasur një ndikim në përzgjedhjen e gazetarëve dhe përmbajtjen e lajmeve të disa medieve. Sulmet ndaj gazetarëve kanë vazhduar”, thuhet në raport.

Organizata i kushton hapësirë edhe rastit të Kumanovës, ku më 9 maj thekson se njësitë speciale policore filluan një operacion të armatosur në Kumanovë.

“Pas këtij operacioni 14 shqiptar etnik dhe 8 policë u vranë, ndërkaq u arrestuan 30 persona, përfshirë edhe pjesëtarë të ish UÇK-së. Disa prej tyre janë rrahur në burgje. Ministria e Punëve të Brendshme i injoronte kërkesat dhe thirrjet për hetim të pavarur”.