SHPËRNDAJE

Qendra e Katërkollës, në Anë të Malit, nuk u zbukurua me asnjë dekorim apo dritë për festat e fundvitit. U la pas dore, ashtu siç lehet pas dore edhe për çështje tjera, përveç gjatë fushatave zgjedhore ku kjo zonë shndërrohet në një parajsë të partive politike dhe të militantëve të tyre, të cilët mes etheve kërkojnë votat e qytetarëve.

Është skandaloze që ky vend, ku kalon edhe rruga ndërkombëtare, nuk u stolis me asnjë shenj të atmosferës festive, por u la të duket si një kasaba primitive të kohës së Mesjetës.

Kësisoj anamalasit po trajtohen në mënyrën më injoruese dhe më të keqe nga autoritetet komunale të Ulqinit dhe nga këshilltarët e dal nga kjo zonë, duke u anashkaluar në të gjitha sferat e jetës.
Prandaj nuk është e papritur që, kohëve të fundit po shtohen zërat për një autonomi ekonomike në formën e komunës urbane.