SHPËRNDAJE

Pas ndeshjes ndërmjet Atletico Madrid dhe Real Madridit, trajneri Carlo Ancelotti ka thënë se lojtarët e Atleticos kanë qenë shumë të ashpër.

“Atletico ka luajtur shumë vrazhdë, lojë e tillë nuk na përshtatet neve si ekip”.

“Duhet ta pranojmë atë rezultat”

“Jam i kënaqur me pjesën e dytë, atherë kemi luajtur shumë më mirë, ndërsa mosdurimi në pjesën e parë ndoshta na ka kushtuar edhe me fitore”.

“Në pjesën e parë lehtë e kemi humbur topin, kjo ka qenë edhe arsyja se pse Atletico u kthye në lojë”. ka thënë Ancelotti.