SHPËRNDAJE

“Bayerni për mua nuk paraqet ndonjë vështirësi. Unë kundër tyre kam pas rezultate të mira” ka thënë Carlo Anceotti.

Si trajner i Milanit, Ancelotti me Bayernin është ndeshur 6 herë. Ka 4 fitore dhe 2 barazime.

“Bayern ndoshta për Real Madridin ka qenë njëfar mace e zezë, por jo edhe për mua. Unë kam kaluar mirë me ta, por kjo nuk do të thotë se unë kam vetbesim shtesë. Ajo që më jep vetbesim mua janë lojtarët që kam në dispozicion. Besoj se ditën e mërkurë do të shihni një Real Madrid shumë të mirë” ka thënë Ancelotti.

“Dua ditën e mërkurë ti kem 11 lojtarët e vërtetë. Jo, jo nuk po bëj shaka. Kundër Barcelonës ekipi ka qenë shumë kompakt, lojtarët e mi kanë punuar për njëri tjetrin. Këso ekipe dua edhe kundër Bayernit. Nuk mund të them se Barcelona është si Bayern dhe anasjelltas, por filozofia jonë duhet të jetë e njejtë. Duhet të punojmë dhe të arrijmë këtë kompaktësi në mbrojtje. Duhet të kontrollojmë lojën dhe të tregojmë kualitetin tonë, të luajmë lojën tonë” ka thënë ai.