SHPËRNDAJE

Ancelotti

Arrigo Sacchi beson se Carlo Ancelotti do ta rikthej Real Madridin në rrugën e fitoreve.
Skuadra e Real Madridit është duke kaluar momente të vështira në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.

Por, Arrigo Sacchi, ish trajneri italian, beson se Carlo Ancelotti do ta rikthej klubin mbretëror në rrugën e fitoreve.

“Nëse dikush mund të rikthej skuadrën në rrugën e duhur, ai është Carlo. Ai ka qenë nëpër kësi momente të komplikuara edhe më parë”, tha ish trajneri i Milanit dhe Parmës.

Kurse, presidenti i Realit, Florentino Perez, në një konferencë për media ka bërë të ditur se strategu italian e ka besimin e plot të klubit nga Santiago Bernabeu.