SHPËRNDAJE

Trajneri i Real Madridit Carlo Ancelotti ka komentuar shortin e ligës së kampionëve ku klubi i tij do të takohet me Borussia Dortmund.

“Ekipet më të mira kanë arrit në këtë fazë. Borussia ka lojtarë shumë të mirë, që kanë përvojë në këtë garim. Vitin e kaluar kanë luajtur në finale dhe kjo ndeshje do të jetë një çerekfinale e hapur. Jemi të lumtur, por duhet të luajmë shumë mirë kundër një ekipe kompetitive” ka thënë Ancelotti.

“Borussia do të jetë shumë e motivuar. Eshtë një ekip kualitativ, e organizuar mirë, para së gjithash në mbrojtje dhe kundërsulme. Për fitore duhet guxim” ka shtuar ai.