SHPËRNDAJE

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti pas ndeshjes ka thënë se ndeshjen duhet harruar dhe se duhet menduar për sfidat e radhës.

“Ka qenë një ndeshje e shkëlqyeshme, por duhet ta harrojmë. Ndeshja e radhës për ne është shumë e rëndësishme, këtë tashmë e kemi harruar. Ekipi është i gatshëm ti përgjigjet të gjitha sfidave, janë të gatshëm të ngriten pas kësaj ndeshje. Unë jam i kënaqur me ndeshjen që kanë treguar ata sonte” ka thënë Ancelotti.

“Në ndeshjet e para me Barcelonën dhe Altetico  e kemi merituar të humbim, sonte nuk e kemi merituar. Shumë jemi më të mirë që nga atherë, kemi përparuar, këtë e kemi treguar edhe në këtë ndeshje”.

“Mendoj se disa gabime të vogla kanë vendos ndeshjen. Messi është një lojtar i shkëlqyer, kur i lejoni vetes gabime të tilla kundër një lojtari, atherë normal që vjen denimi”.

“Sidoqoftë, para nesh janë edhe 9 ndeshje deri në fund. Secili është vendimtar për ne” ka përfunduar Ancelotti.