SHPËRNDAJE

Trajneri i Los Blancos nuk i zë aspak besë skuadrës së drejtuar nga Ernesto Valverde duke paralajmëruar të tijët

Pengesa e rradhës për Realin e Madridit në La Liga do të jetë Athletic Bilbao. Por edhe pse baskët në Santiago Bernabeu shkojnë pas një nisje shumë të keqe që i kanë bërë sezonit të ri, trajneri i Los Blancos nuk i zë aspak besë skuadrës së drejtuar nga Ernesto Valverde duke paralajmëruar të tijët të kenë kujdes nga Bilbao.

“ Athletic gjithmonë është një ekip me karakter që lufton në fushën e lojës. Ata kanë shumë lojtarë me cilësi në skuadër. Është e vërtetë që Bilbao nuk i ka bërë nisjen më të mirë të mundshme sezonit por kjo nuk do të thotë asgjë. Duhet të kemi shumë kujdes nga Athletic pasi kjo ndaj nesh është ndeshja ideale për ta për të reaguar”.

Në këtë fillim sezoni Reali është ndëshkuar jo pak herë nga goditjet standarte. I pyetur për këtë cështje trajneri italian tha se Los Blancos po punojnë për ta rregulluar sa më shpejt këtë aspekt negativ.

“ Që vihemi në vështirësi kur kundërshtari ekzekuton një goditje këndi kjo është mëse e qartë, por po punojmë për ta rregulluar këtë gjë. Unë nuk shqetësohem shumë nga ky fakt pasi në futboll gjëra të tilla ndodhin. Ne nuk jemi skuadra e vetme që pësojmë gola nga aksionet që nisen nga një goditje e ndaluar pasi edhe Barcelona të Martën në Champions u ndëshkua në të njëjtën mënyrë”.

Në fund Ancelotti foli edhe disa lojtarë të Realit në veçanti.

“ Për Benzemanë është dicka pozitive që gjeti rrugën e rrjetës. Përsa i përket Bale mua nuk më duket normale që ai të kritikohet pasi nuk është shfaqur në lartësinë e duhur në repartin difensiv, pasi të mbrojë nuk është një nga detyrat e tij. Në lidhje me Jamesin ju gazetarët duhet ta lini atë të qetë pasi ai nuk është Di Maria, por është një futbollist me cilësi të ndryshme nga ato të argjentinasit. Coentrao dhe Khedira? Portugezi nuk është stërvitur ende me topin dhe unë mendoj se nuk është gati për të luajtur, sa i përket Khediras atij i mbten edhe dy javë kohë për tu rikthyer në dispozicion të skuadrës”.