SHPËRNDAJE

Para ndeshjes me Levanten që luhet nesër, Carlo Ancelotti ka thënë në konferencë për medie se ekipi i tij gjendet në formë të shkëlqyer dhe pret fitore në këtë ndeshje.

“Levante po luan gjithnjë e më mirë kohën e fundit. Duhet të kemi durim, nuk do të kemi të lehtë nesër”.

“Por, ekipi jonë gjendet në fornë të shkëlqyer, fizikisht jemi të pregaditur mirë që të shkojmë deri në fund të kampionatit”.

“Xabi Alonso është kthyer në ekip dhe ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, ndërsa Illaramendi po luan me më shumë vetbesim dhe ka përparuar shumë që nga fillimi i sezonit. Jam i kënaqur shumë me lojën e Benzema i cili po punon shumë në stërvitje”.

“Isco është shumë afër të jetë starter, ka mundësi që ta provoj në pozicion tjetër” ka thënë Carlo Ancelotti.