SHPËRNDAJE

Një mesazh të fortë ka ardhë trajneri i Real Madridi Carlo Ancelotti i cili ka refuzuar ofertën e Manchester United.

Mediet kanë konfirmuar se shënjestër e parë e Manchester United si trajner është Carlo Ancelotti, drejtuesi i Real Madridit, i cili definitivish ka konfirmuar edhe deklaratat e tij se është shumë i lumtur në Real Madrid dhe se do të qëndroj aty.

“El Confidencial” shkruan se Ancelotti ka refuzuar ofertën me të cilën bëhet trajneri më i paguar në botë.

United kishte pregaditur 18 milionë euro për sezonë për Ancelottin, por ai anglezëve i kishte thënë se nuk ka ndërmend të largohet nga Santiago Bernabeu.

Përndryshe, trajneri më i paguar në botë është momentalisht Pep Guardiola me 17 milionë euro në vit.