SHPËRNDAJE

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka thënë se mesfushori i skuadrës së tij, Sami Khedira nuk do të largohet nga Santiago Bernabeu para afatit kalimtar të janarit.
Khedira është lojtar i Real Madridit, dhe së paku deri në fund të këtij sezoni do të qëndrojë në Bernabeu, gjithnjë sipas fjalëve të trajnerit italian, Carlo Ancelottit.

Khedira
Kohëve të fundit është raportuar se Khedira ka arritur marrëveshje për kalimin te Reali, ndërsa përgjigja e Ancelottit për këtë raport ishte: “Nuk kam dëgjuar asgjë rreth këtij spekulimi”.
“Ai është lojtar i skuadrës sime, dhe do të mbetet këtu së paku deri më 30 qershor. Khedira është lojtar i Realit, dhe unë e trajtoj atë në atë mënyrë”, përfundoi italiani.