SHPËRNDAJE

Trajneri italian i Real Madridit beson se ekipi i tij nëse arrin 100 pikë në tabelë, fiton kampionatin.
Klubi mbretërorë me golin e Pepes shenoi fitore ndaj Espanyol duke mbetur 3 pikë larg Barcelonës dhe Atletico Madridit.

Në 19 xhirot e para merengesët kanë tubuar 47 pikë, ndërsa Carlo beson se 100 pikë janë të mjaftueshme për titull.

“Në Spanjë ekzistojnë tre ekipe shumë të forta, shumë të mira se ekipet tjera në ligë”

“Që të tri ekipet janë në gjendje të grumbullojnë 100 pikë këtë sezonë, ndërsa fituesi është ai i cili ia arrin këtë”

“Qëllimi ynë është ky dhe ekipi është plot entuziazëm për këtë çështje” ka thënë Ancelotti.