SHPËRNDAJE

Trajneri i Real Madridit konsideron që lojtarët e tij është dashur të zgjidhin më herët çështjen e fituesit më herët.

Ai pas ndeshjes me Ludogrets ka thënë se është rezultati ajo që mbahet në mend.

“Kemi treguar dëshirën për fitore, por është dashur më herët të zgjidhim ndeshjen. Ludogrets ka qenë shumë i rrezikshëm në sulme. Kanë pritur gabimet tona, shumë lehtë kemi mundur të denohemi” ka thënë Ancelotti.

Zëvendësimet e Ancelottit zgjidhën fituesin e lojës. Zëvendësoi Chichariton me Benzema 20 minuta para se të përfundoj ndeshja, ndërsa francezit iu deshën 10 minuta pastaj të shenoj gol.