SHPËRNDAJE

Giovanni Trapattoni, ish trajneri italian, mendon se Carlo Ancelotti mund ta fitojë Ligën e Kampionëve me Bayern Munichun
Ish strategu italian, Giovanni Trapattoni beson se Carlo Ancelotti ka më shumë aftësi për ta drejtuar Bayern Munichun drejtë triumfit në Ligën e Kampionëve, sesa Pep Guardiola.

Ky i fundit, gjatë qëndrimit tre vjeçar në Allainz Arena, nuk ka arritur ta fitoj ligën më prestigjioze evropiane.

“Bayern tashmë janë duke luajtur një lloj tjetër të futbollit nën drejtimin e Ancelotti sesa kur ishn me Guardiolan”, ka deklaruar Trapattoni për Bild.

“Bayern do të jetë edhe më i suksesshme nën drejtimin e Ancelotti. Carlo ka një shans të mirë për të fituar Ligën e Kampionëve me Bayernin. Detajet do të jetë vendimtare në fund.”, ka theksuar ai.