SHPËRNDAJE

Carlo Ancelotti ka qenë i kënaqur me lojën e ekipit të tij në ndeshjen kundër Villareal.

“Bale ka luajtur shkëlqyeshën, sikur edhe të gjithë bashkëlojtarët e tjerë në këtë ndeshje”.

“Nuk është ndeshje e lehtë për ta pregaditur, posaçërisht kur kemi parasysh se ka qenë menjëherë pas ndeshjes me Atletico Madrid. Ai ka hapur ndeshjen mirë, shenoi, ka asistuar dhe pastaj gjithçka shkoi siç është dashur” ka thënë Ancelotti.

“Mungesa e Ronaldos na ka dhënë motivim edhe më shumë. Ai është lojtar kyç i ekipit, andaj edhe kur nuk është ai, të tjerët duan të tregohen” ka thënë ai.

Ancelotti ka lavdëruar edhe Jese dhe Modric.

“Jese është në formë të shkëlqyer, po punon mirë në stërvitje dhe në mënyrë të vërtetë po i ndihmon ekipit tonë, ndërsa Luka Modriç ka merituar brohoritjet e publikut” ka përfunduar trajneri i Realit.