SHPËRNDAJE

Trajneri i Real Madridit Carlo Ancelotti ka deklaruar se ndeshja të cilën luan ekipi i tij ndaj Sevillas ditën e mërkurë është më e rëndësishmja e sezonit.

“Nuk ka rëndësi tani të akuzojmë cilin do për humbje. Duhet të shikojmë përpara. Jemi në formë të mirë dhe kemi një pikë epërsi kundrejt Barcelonës” ka thënë Ancelotti.

Trajneri i Realit ka komentuar edhe referimin e Mallencos, duke thënë se klubi i tij nuk ka edhe aq fat kur ai referon ndeshjet e tij.