SHPËRNDAJE

Carlo Ancelotti ka hedhur poshtë spekulimet se verës ai do të tenetojë ta sjellë dyshen PSG, Ibrahimoviç dhe Veratti.

“A do të tentoj ta sjell Zlatan Ibrahimoviçin dhe Marco Verattin tek Real Madridi? Jo!”

“Ata janë lojtarë të cilët është e pamundur ti blesh, pasi janë shumë të rëndësishëm për ekipin, ata janë të rëndësishëm për PSG”.

“Nuk do të humbim kohë duke tentuar të blejmë lojtarë të cilët është e pamundur ti blesh” ka shtuar Ancelotti.

Veratti kishte deklaruar se nuk planifikon të transferohet në Spanjë.

“Unë këtu jam duke e faleminderuar Ancelottin. Jo, nuk ka pasë kontakt. Ai e di se këtu jam mirë” kishte thënë Veratti, i cili nga Pescara ishte transferuar tek PSG në vitin 2012.