SHPËRNDAJE

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka thënë se ekipi i tij nuk ka qenë i gatshëm fizikisht për ndeshjen kundër Valencias.

“Siç kam thënë dhe më herët, kampioni do të vendoset në xhiron e fundit. Ka qenë një ndeshje e vështirë për ekipet që kanë luajtur në Ligën e kampionëve – Chelsea, Altetico dhe ne nuk kemi qenë fizikisht në nivelin e duhur dhe kemi paguar çmimin”.

“Kemi filluar mirë ndeshjen, por ka qenë e vështirë të vazhdojmë me intensitet të njejtë. Kemi lëshuar shanse të mira që të përmirësojmë pozitën tonë, por ende asgjë nuk ka përfunduar. Goli i Ronaldos është shumë i rëndësishëm për ne, pasi humbja do të ishte edhe përshëndetja me titullin” ka thënë Ancelotti.

Real Madridi luan ndeshjen e mbetur kundër Valladolid ditën e mërkurë, ndërsa deri në fund të kampionatit ka ndeshje me Celta dhe Espanyol.

“Jemi mësuar të luajmë në çdo të tretën ditë, kështu që nuk do ta kemi problem. Do të luajmë më mirë se tani” ka pëfunduar ai.