SHPËRNDAJE

Trajneri i Real Madridit Carlo Ancelotti ka thënë se qëllimi kryesor i klubit për vitin 2014 është titulli i 10 në ligën e kampionëve.

“Të gjithë tek Reali e duan të fitojnë titullin e 10 kampion europe. Ky është një motiv i madh për ne dhe do të japim gjithçka që këtë vit ta fitojmë këtë trofe. Kam ëndërruar të vij tek Real Madridi, ndërsa tani kjo është realitet. Duhet të jap gjithçka nga vetvetja që ti gëzoj tifozët tanë” ka thënë Ancelotti.

“Duam ta fitojmë këtë titull. Kjo është më shumti që e duam” ka thënë presidenti i klubit Florentino Perez.