SHPËRNDAJE

ancelotti-1

Carlo Ancelotti insiston se Real Madridit nuk i duhet Rbert Lewandowski
Trajneri i Bayern Munichut, Carlo Ancelotti nuk e ka ndërmend ta shesë Robert Lewandowskin te Real Madridi dhe ka pohuar se klubit spanjoll nuk i duhet sulmuesi polak shkaku i numrit të madh të sulmuesve.

Gjatë javëve të fundit është raportuar se Lewandowski dëshiron kalimin në Santiago Bernabeu, por Reali nuk ka preferuar ta transferoj shkaku i opsioneve në sulm.

Ndërsa, Ancelotti ka thënë se nuk do të lejojë largimin e ish anëtarit të Borusia Dortmundi nga Allianz Arena.

“Real Madridi ka lojtarë fantastikë, si Benzema, Bale dhe Ronaldo. Ata nuk kanë nevojë për Lewandowskin”, ka thënë Ancelotti për Bild-in.

“Edhe nëse e ndjejnë se u duhet Lewandowski, Bayerni nuk do ta shesë. Pse do të shisja njërin prej sulmuesve më të mirë? Nuk do ta ndërroja Lewandowskin me asnjë sulmues tjetër”.