SHPËRNDAJE

Ancelotti-CR7

Carlo Ancelotti e ka lavdëruar Cristianon Ronaldon, edhe pse kohëve të fundit po kritikohet për paraqitje të dobët.
Cristiano Rinaldos në vitin 2015 nuk po i shkon mbarë. Ai ka realizuar vetëm dy gola këtë vit, derisa kohëve të fundit po kritikohet për paraqitje të dobët. Por, Carlo Ancelotti ka lavdëruar reprezentuesin portugez. Strategu italian thotë se Ronaldo është lideri i skuadrës.

“Ronaldo është një nga liderët e Real Madridit. Ai flet me të gjithë anëtarët e skuadrës, veçanërisht lojtarët e rinj, dhe ai është një pjesë e rëndësishme e skuadrës, ashtu si Pepe, Sergio Ramos, Iker Casillas dhe Marcelo”, thënë Ancelotti për A Bola.

“Cristiano është një lojtar me një efikasitet unik në futbollin modern. Ai ka një talent të jashtëzakonshëm dhe ai e gëzon një profesionalizëm që është e vështirë për të gjetur në mesin e lojtarëve në këtë nivel.”, tha ai