SHPËRNDAJE

ancelotti

Duket se Liverpooli nuk janë të kënaqur me trajnerin Brendan Rodgers, i cili sipas medieve britanike, i ka ditët e numëruara në stolin e Redsave
Liverpooli është duke kërkuar me çdo kusht që të zëvendësoi trajnerin Brendan Rodgers dhe kandidati numër një, është ish trajneri i Real Madridit e Milanit, Carlo Ancelotti.

Trjaneri italian, aktualisht është i lirë, pas largimit nga Santiago Bernabeu gjatë verës së këtij viti.

Ancelotti ka përvojë nga Liga Premier ku ka punuar tek Chelsea, mirëpo ai është zotuar se dëshiron të pushojë për së paku një vit, para se të vendos për një angazhim të ri. Nëse jo tani, Liverpooli do të tentoj të nënshkruaj me të gjatë verës së vitit 2016.