SHPËRNDAJE

Trajneri italian, Carlo Ancelotti ka treguar pse është shkarkuar nga skuadra gjermane, Bayern Munich
Carlo Ancelotti më në fund ka folur për largimin e tij nga Bayern Munich, ku thotë se skuadra gjermane nuk besonte më në punën e tij.

“Bayern? Ndoshta ata nuk besuan më në punën që isha duke bërë”, tha Ancelotti për Rai radio.

Ai po ashtu foli edhe për të ardhmen e tij, ku e pranoi se është duke shikuar për një punë të re.

“Për mua është ok që jam larguar, pasi kam mundësi të shoh më shumë futboll si tifoz. Do të shikojë për një mundësi të re, por, jo për momentin”, tha ai në fund.