SHPËRNDAJE

Trajneri i Real Madridit Carlo Ancelotti ka deklaruar se Zinedin Zidane ka ndikuar shumë në formën e mirë që po tregon Karim Benzema.

Benzema ka shenuar 12 gola në 14 ndeshje.

“Mendoj se Zidane ka kryer shumë punë, posaçërisht me Benzema. Ka punuar shumë me të gjithë lojtarët, por puna e tij me sulmuesit është shumë e rëndësishme” ka thënë Ancelotti.

“Jam shumë i kënaqur me Zidane. Ai don të punoj, por ka edhe njohuri. E kupton çka po ndodh në fushë gjatë ndeshjes. E kam pyetur disa herë a dëshiron të luaj, ai nuk ka pranuar. Edhe pse e di se ai ende mund të luaj” ka thënë Ancelotti.