SHPËRNDAJE

Anëtarët e këshillit të shkollës fillore 9 Maji në Leran kanë votuar sot unanimisht për Veton Saqipin, kandidatin për drejtor në këtë institucion edukativo- arsimorë. Sot është mbajtur mbledhja e rregullt e këshillit të shkollës në Leran ku për rend dite ishte dhënia e mendimit për drejtor.

Kandidatët e paraqitur për këtë post udhëheqës ishin Veton Saqipi i cili morri 8 vota për nga anëtarët e këshillit të shkollës, Albiona Rexhepi ishte me zerro vota dhe Enis Sejdiu poashtu nuk mori asnjë votë nga anëtarët e shkollës në mbledhjen e sotme. Në aspektin procedural Vendimin definitiv për emërimin e drejtorit të shkollës fillore 9 Maji në Leran pritet ta sjell ditëve në vijim ministria e arsimit të Republikës së Serbisë./presheva.com/