SHPËRNDAJE

Meksika do të nxjerrë në ankand dhjetëra vetura luksoze të konfiskuara nga policia.

Presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador tha se të ardhurat nga shitja e 82 mjeteve, mes të cilave edhe një Lamborghini Murcielago, 3 Porsche dhe dhjetëra vetura të blinduara, do të investohen në komunitetet e varfëra.