SHPËRNDAJE

Trajneri i Chelsea-t, Jose Mourinho, ka akuzuar West Ham United për lojën e zhvilluar dje në mbrëmje në “Stamford Bridge”. Pas takimit, të mbyllur në barazim 0-0, “Special One” është shprehur: “Çfarë të thuash për një ndeshje të tillë. West Ham ka luajtur futboll si të ishim në shekullin e 19-të. Është shumë e vështirë të luash një ndeshje futboll kur në fushë ka vetëm një ekip që luan. Me sa di unë futbolli luhet me dy ekipe. I thashë trajnerit të tyre se i duheshin pikë. Por mënyra se si ata erdhën këtu mua më duket e papranueshme”. 

Më pas Mourinho e quajti një lojë të tillë jo të denjtë për kampionatin më të fortë në botë: “Kjo ndeshje nuk ishte e denjë për Premier League-n, nuk ishte një ndeshje e kampionatit më të mirë në botë, ishte futboll i dy shekujve më parë. E vetmja gjë që duhet të fus në fushë për të fituar ishte një trapano, një trapano për të shkatërruar një mur”.