SHPËRNDAJE

Zonja të famshme të botës së muzikës dhe filmit parakaluan nëpër qilimin e kuq me rastin e ceremonisë së ndarjes së çmimeve të Golden Globes.

Si gjithmonë, këngëtaret dhe aktoret e shfrytëzojnë këtë ngjarje për të promovuar edhe më tepër veten. Megjithatë, për një aktore kjo nuk vlen sepse ka marrë titullin e zonjës të veshura më së keqi në këtë ngjarje madhore. Bëhet fjalë për Anne Hathawayn, e cila kishte veshur një fustan sikur ‘puzzle’ të kafshëve të ndryshme në ceremoninë prestigjioze të çmimeve.

Megjithëse këto modele janë një hit për sezonin, kritikët e modës thonë se kombinimi i fustanit sikur lëkura e leopardit si dhe lëkura e gjarprit në pjesën e sipërme të trupit, ishte kombinim fatal.

Fustani ishte i qepur nga kreatori i famshëm Elie Saab, i cili njihet për veshjet elegante, thuhet se ka “ngelur” në këtë mbrëmje. Po juve si po ju duket veshja e aktores 36-vjeçare?