SHPËRNDAJE

Shtëpia Botuese Onufri, do të botojë Antologjinë e Fëmijëvë të talentuar të Luginës së Preshevës, në kuadër të  vitit 2020,  të shpallur mbi bazën e një memorandumi të nënshkruar mes Komunës Preshevë dhe Albanian Excellence,  si Viti i Preshevës nën moton , “Ne jemi me Preshevën “.

Botimi i kësaj antogjie, ideuar nga Albanian Excellence dhe mbështetur nga  Biblioteka e qytetit  te Presheves, “Mehmet Jusufi “,  do të realizohet nga shtëpia botuese “Onufri “, duke marrë një rëndësi dhe më të madhe nisur dhe nga fakti se kjo shtëpi botuese  e njohur me botimet e saj cilesore, ka të drejtën eksluzive të botimit të librave të shkrimtarit tonë të madh, Ismail Kadare.

Lajmi u konfirmua për Albanian Excellence nga themeluesi dhe botuesi i Onufrit , Bujar Hudhri i cili  kërkesës pa kushte të Albanian Excellence  per botimin e kesj Antologjie, me shumë zemëgjerësi ju përgjigj pa asnjë hezitim  duke pohuar se, “do të mbështesë botimin e kësaj antologjie për fëmijët e talentuar të Luginës së Preshevës, një iniciativë që merret për herë të parë këtëj kufirit, si një kujtim shumë simbolik dhe po aq fisnik për fëmijët që kanë dëshië të shkruajnë letërsi në gjuhën e tyre amtare”.

Drejtorja  Ekzekutive e Albanian Excellence, Flora Nikolla, tha se “ kjo është një nga nismat më të bukura  që qëndra që ajo drejton ka marrë në nisje të  Vitit të Preshevës. “Duke gëzuar e duke stimuluar të rinjtë , ne stimulojmë dhe gëzojmë të ardhmen”, tha  zonja Nikolla.

Reshat Neziri, drejtor i Bibliotekës së qytetit “Mehmet Jusufi”, në Preshevë, është shprehur pak kohë më parë entuziast për botimin e   Antologjise nga fëmijë të  talentuar te qytetit të skajshëm të kombit nga 8 deri në 14 vjec .

Neziri duke mbështetur këtë nismë të Albanian Excellence , është shprehur se, “është bukur që së bashku do të të realizojnë këtë projekt në përkrahje të  talentëve të fjalës së shkruar”.

Ndërkohë grupi i punës që po punon për mbarëvajtjen e kësaj Antologjie e përbërë nga gazetarët Ardita Behluli dhe Hasan Hasani , vazhdojnë punën shumë sistematikisht. Ata janë takuar ditët e fundit , personalisht me drejtorët e shkollave të qytetit dhe të rrethinave, të cilët ju kanë dorëzuar dorëshkrimet  e fëmijëve.

Mësuesit gjatë këtyrë takimeve, janë shprehur te ngazëllyer për krijimet e fëmijëvë të cilët kanë sjellë një numër të konsiderueshëm  poezish me tematikë , dashurinë për Shqipërinë, prindërit, gjuhen shqipe, ashtu dhe për problem të ndryshme sociale që i shqetësojnë  në të përditshmen e tyre etj.

Libri eshte menduar qe të jetë gati në pranverën e vitit 2020, kur mbyllet dhe faza e parë e memorandumit mes Albanian Excellence dhe Komunës së Preshevës

Pas grumbullimit të te gjitha shkrimeve,  juria  e përzgjedhur për këtë event të rëndësishëm, do të bëjë përzgjedhjen e poezive më të mira   të fëmijëve të talentuar duke mundësuar më pas “Onufri” botimin e  këtij libri i cili do të jetë  falas dhe sigurisht jo vetëm një kujtim i bukur por dhe një  institucionalizim ne zhvilllmin e mëtejshëm të fëmijëve të  talentuar të Luginës së Preshevës./presheva.com/