SHPËRNDAJE

Google Play nga sot do të ketë eddhe opsionin me të cilin përdoruesve në Serbi i ofron të blejnë aplikacione. Deri tani përdoruesve të android telefonave iu është mundësuar të shkarkojnë vetëm aplikacionet që janë pa pagesë.

Ky shërbim është ende në fazën e testimit, andaj mund të paraqesë që blerja e aplikacioneve të paraqesë gabim dhe se aplikacioni nuk mund të gjendet.

Aplikacionet me pagesë tek disa deri tani janë paraqitur me çmim dollarë, ndësa tani do të paraqiten me dinarë.

Aplikacioni i Google Store dotë duhet që accounti (llogaria) juaj të lidhet me kartelë krediti, internet apo edhe kartela tjera për pagesë.

Përdoruesit përveç programeve, mund të blejnë edhe lojëra. /presheva.com/