SHPËRNDAJE

Alternativa për Ndryshim
Dega në Belgjikë

Konjuktura politike në Komunën e Bujanocit ka sofistikuar një sistem diaboletik të përjashtimeve të shqiptarëve në pushtetin lokal dhe me të, ka marrur peng shoqërinë dhe perspektivën e shqiptarëve të kësaj ane. Të nëpërkëmbur dhe shkelur nga interesat dhe pazaret e dekadave të fundit, komploti politik ka vërtetuar se interesat partiake dhe individuale kanë më shumë prioritet se zgjidhja e problemeve të shumëta në vend, me ç`rast ky sistem (në bashkëpunim me atë qendror) mban përgjegjësi për shkatërrimin e sferave vitale të shoqërisë sonë në vend, sipas metodës anti-njerëzore përçaj dhe sundo.

Momenti i reflektimit të madh dhe tranziscionit është 21 qershori, dita e zgjedhjeve lokale në Komunën e Bujanocit ku do të vendosen bazat për një ndryshim rrënjësor politik në të mirë të shqiptarëve të Komunës së Bujanocit, e cila siç dihet është në kënd të shkatërrimit të përbërjes demografike, meqë shqiptarët janë shpërndarë në katër anët e botës nga diskriminimi sistematik i tyre në të gjitha institutucionet lokale dhe qendrore.

Alternativa jonë politike tanimë ka shpalosur ofertën konkrete për mirëqenie stabile dhe afatgjate në Komunën e Bujanocit. Bartësi i listës së APN-së në Bujanoc, Levent Qazimi, biri i komandant Lleshit, dëshmor i Kombit, garanton rrugëtimin në çështjen kombëtare deri në realizimin e të drejtave përfundimtare, ndërkaq kryetari i APN-së, dega në Bujanoc, si dhe kandidat për kryetar i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti ka një histori të lavdishme e cila garanton një qasje dhe politikbërje progresive në të mirën e gjithë qytetareve të Komunës së Bujanocit. Tani është koha, që pas shumë dekadave qytetarët e Komunës së Bujanocit të aktivizohen në ndërrimin e strukturës së vjetër politike, i cili ka dëshmuar se nuk do dhe nuk di, kur janë në pyetje interesat vitale të shqiptarëve. 21 qershori është dita kur secili qytetar me të drejtë vote t`i japin përgjigjen përfundimtare dekadave të zeza duke votuar numrin 7, Listën e APN-së, Arbër Pajaziti.

Kryetar i APN-së, Dega në Belgjikë

Mensur Ibrahimi