SHPËRNDAJE

Alternativa Për Ndryshim në Bujanoc i ka rikujtuar kryetarit të komunës Shaip Kamberit se atyre që i qave hallin gjatë fushatës zgjedhore, bagerave të tërnocalive edhe më tej ekzistojnë dhe funskionojnë por që Kamberi i ka harruar duke iu përkushtuar kompanive nga komunat tjera.

APN i ka kujtuar Kamberit edhe periudhën e vitit 2011 kur PVD premtonte 50 vende pune përmes investitorëve të huaj. Në një postim të APN-së thuhet se, viti 2011 ishte vit paraelektoral, sikur që është i tillë edhe viti 2019. Prandaj nëse këtë vit shohim premtime të ngjashme me ato të 2011-ës e dini për çka është fjala, pra për premtime boshe. PVD e cila ka qeverisur në Bujanoc 14 vite, nuk ka arritur asnjëherë që të sjell ndonjë investitor. Gjithashtu nga PVD nuk janë përkrahur bizneset vendore, sidomos ato të cilat merren me ndërtimin e infrastrukturës rrugore.

Shaip Kamberi erdhi në pushtet duke qarë hallin e “bagerave të tërnocalive”, dhe pasi erdhi në pushtet harroi që ekzistojnë ata. Deshtimet e kësaj qeverisje nuk kanë fund, thuhet në postimin e APN-së dega në Bujanoc.

Në seancën e Këshillit Komunal të tetorit të vitit 2011 Shaip Kamberi në cilësinë e kryetarit të komunës kishte bë të ditur se një kompani sllovene është e interesuar që të vendosë panele, gjegjësisht një elektrane solare e cila në fillim kishte planifikuar që të punësojë 5 e më pas deri në 50 punëtorë, por që pas dhënies së pëlqimit për fillimin e punëve nga ana e komunës së Bujanocit, edhe sot e kësaj ditë kompania sllovene më nuk është dukur më.

Sipas një zyrtari të APN-së Kamberi njetë është duke vepruar edhe tash, “Parku në Tërrnoc afër Mullirit i kushtoi buxhetit komunal, gjegjësisht takpaspaguesve të komunës rreth 50.000 euro mjetet të cilat u derdhën në llogari të kompanisë nga Presheva, pronar i së cilës është farefis i pronarit të kompanis “Saba Bellca”, ndërsa kompanit e tërnocalive rrinin e shikonin seri edhe pse oferta e tyre ishte pothuajse përgjysmë më e lirë se e kompanisë nga Presheva.

Njejt ky pushtet veproi edhe me pastrimin e deponive të egra nëpër vendbanimet duke sjellë kompanin nga Presheva e qëtë komunës sonë edhe për kundër tatimit që i paguajnë komunës ato nuk mund të përfitojnë tendera të tillë” është shprehur zyrtari i APN-së dega në Bujanoc./presheva.com/