SHPËRNDAJE

Alternativa për Ndryshim në Bujanoc ka publikuar një shkrim në të cilin thuhet se Këshill Nacional Shqiptarë po mer vendime në bazë të preferencave partiake, lidhur me dhënien e pëlqimeve për emrimin e drejtorëve të shkollave. Në shkrimin e APN-sw Bujanoc thuhet:

Pa mbajtur mbledhje, po merren vendime për të favorizuar kandidatet në bazë të preferencave partiake, madje edhe ne proçese ku ka parregullsi! Në shkollën fillore “Dituria” në Corroticë, në mbledhjen e Këshillit të arsimtarëve kanë marrë pjesë 41 arsimtarë, 3 vota te pavlefshme.

Keshtu qe kanë votuar 38, që konsiderohen te vlefshme. Për shkak se secili votes duhet te jap mendim (pozitiv ose negativ) për të dy kandidatët duhet të jenë 76 vota.

Rezultati është kështu: Kandidati numër 1, 25 për dhe 6 kunder. Kandidati numër 2, 18 për dhe 8 kunder. Qe don të thot se janë 57 vota. Pra mungojnë 19. Qe i bie se ka parregullsi” ka shruar APN Bujanoc./presheva.com/