SHPËRNDAJE

Alternativa për Ndryshim në Bujanoc e shqetësuar me situatën e krijuar kohëve të fundit në Komunëne e Bujanocit, ka mbajtur mbledhjen e kryesisë në të cilën është shqyrtuar situata në përgjithësi në këtë Komunë dhe hapat e mëtutjeshme që duhet ndërmarrë në zgjidhjen e shum problemeve të grumbulluara me të cilët po përballen qytetarët.

Sipas APN-Bujanoc në këtë drejtim kanë dështuar qeverisja lokale, ajo e KNSH-së si dhe deputeti popullor.

Kryesia ka konstatuar se duhet që sa më shpejtë të dilet me një plan konkret i cili do të jetë i qartë për qytetarët dhe i cili ofron zgjidhje të problemeve.

Në deklaratën e APN-Bujanoc thuhet: “Kryesia e APN-së në Bujanoc analizoi situaten politike në Bujanoc. Konstatimi i kryesisë ishte se qeverisja lokale, ajo e KNSH-së si dhe deputeti popullor, kanë dështuar në të gjitha punët, bazuar edhe në premtimet paraelektorale që ata i kanë dhënë para qytetarëve.

Në fund anëtarët e kryesisë u dakorduan që APN sa më shpejtë të dale me një plan konkret dhe të qartë për qytetarët” thuhet në deklaratën e këtij subjekti politik./presheva.com/