SHPËRNDAJE

APN-Dega Bujanoc përcjell me fokus të veçantë zhvillimet e fundit në Këshillin Kombëtar Shqiptar, institucion ky që do të duhej të reflektonte zhvillimin dhe afirmimin e kulturës dhe identitetit tonë kombëtar.

Ditëve të fundit, ky organ pati shpallur një konkurs ad-hoc, në pamundësi që vetë të kontribuoj në ngritjen dhe zhvillimin e atyre katër sferave që i ka për bazë dhe kështu bëri të mundur që organizata dhe individë të njohur në opinion për të keq, të përfitojnë edhe njëherë të mira materiale në dëm të kulturës dhe xhepave të qytetarëve tanë.

Nëse për KKSH-në, ato organizata që përfaqësohen nga ata individë të njohur në opinion, janë në funksion të zhvillimit dhe afirmimit të kulturës, informimit, trashëgimisë dhe zhvillimit të identitetit tonë kombëtar dhe nëse KKSH mendon se kjo është rruga e drejtë për avancimin e të drejtave tona, atëherë nga këtu, APN e alarmon këtë institucion së gjendet krejtësisht në rrugën e gabuar.

Si ka mundësi që njerëz që nuk janë të thirrur as edhe në ndonjë aspekt më të vogël të mundshëm, të afirmojnë dhe zhvillojnë kulturën, informimin shqip, trashëgiminë tonë kulturore, arsimin, etj?

Këtë pyetje do të duhej ta kishin shteruar mirë komisionet e thirrura për të vendosur për ndarjen e fundit të mjeteve financiare si dhe organet qeverisëse të këtij institucioni.

APN-Dega Bujanoc dënon dhe shprehë indinjatën e thellë në rrjedhën e ngjarjeve të fundit në KKSH.

Këto zhvillime nuk i ndihmojnë aspak zhvillimit dhe afirmimit të identitetit tonë kombëtar. Përkundrazi!

APN-Dega Bujanoc
17.12.2019