SHPËRNDAJE

Nënkryetari i APN-së në Bujanoc Fismir Jahiu në një deklaratë për presheva.com, duke komentuar situatën e krijuar politike dhe të sigurisë në komunën e Bujanocit, me theks të veçantë fshirjen nga lista zgjedhore të një numri të konsiderueshëm të shqiptarëve ka potencuar se, APN me shumë kujdes është duke i ndjekur zhvillimet, dhe në vazhdimësi e përcjellim porosinë se për ne si parti politike është me shumë rëndësi ruajtja e votës shqiptare në Komunën e Bujanocit.

Për APN-në, largimi i votuesve shqiptarë nga lista zgjedhore si dhe largimi i një numri të madh të të rinjve shqiptarë në drejtim të vendeve përndimore, janë faktor dekurajues dhe demotivues për pjesëmarrje poltike.

“Përçarja mes subjekteve poltike ka dëmtuar shumë procese, ka ulur fuqinë të liderve, shkaku i veprimeve të njëanshme e pa koordinim.

Kjo mungesë e bashkëpunimit  mes partive  shqiptare tregon qartë shkurtpamësinë e udhëheqësve tanë politik, mungesën e vizionit dhe seriozitetin e tyre, prandaj edhe kemi këso lloj situata ku rrezikohemi çdo ditë nga dukuria e shlyerjes së qytetarëve shqiptarë nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë nga regjistri civil” ka thënë Jahiu.

Duka paraqitur qëndrimin e APN-së në Bujanoc nënkryetari i sajë është I mendimit se, megjithatë pengesa kryesore për koalicione parazgjedhore mes partive shqiptare  mbetet sistemi zgjedhor me lista të mbyllura në Republikën e Sërbisë, ky system i fsheh anëtarët e listave prapa partive politike dhe nuk i nxjerr kandidatët në garë të drejtpërdrejtë me rivalët e tyre.

Sipas Jahiut,  nëse do të kishim sistemin e hapur me modelin e një njësie zgjedhore, atëher do të ishte e udhës të shkohet me një listë të përbashkët, një sistem i tillë do të lejonte të ruanim votat shqiptare dhe njëkohësisht do ti mundësonte qytetarve të votojnë  kandidatin e preferuar.

Përparësia e këtij sistemi zgjedhorë është se zvogëlon fuqinë e partisë që mund të jetë e centralizuar tërësisht, e që për momenti ky lloj centralizimi është problem kryesor i partive shqiptare,  të kontrolluara nga një grup i vogël i personave që janë afër figurave kryesore brenda subjekteve politike.

“Nëse në të ardhmen rrezikohet vota shqiptare, pavarësisht se me çfarë sistemi zgjedhor kemi të bëjm do të preformojm me një listë të përbashkët. Alternativa për Ndryshim do të garoj në zgjedhjet e ardhshme për të bashkuar shqiptarët në këtë vend” është shprehur nënkruetari i APN-së në Bujanoc.

Për këtë subject politik, kësaj komune i duhet një strukturë e re politike që i bashkon gjithë shqiptarët, që rikthen besimin, shpresën dhe dinjitetin tek qytetarët. “Të gjithë duam të njëjtën gjë – një jetë me dinjitet dhe një mundësi të drejtë, për një të ardhme më të mirë” ka thënë Jahiu./presheva.com/