SHPËRNDAJE

Nëndega e fshatit Rahovicë njofton se para ca dite është mbajtur mbledhja e kryesisë së nëndegës, ku si pikë kryesore rendit të takimit ishte situata dhe menaxhimi tanimë 1 vjeçar me këshilltarin aktual të nëndegës Fatlum Kadriu dhe kryetarin e nëndegës Driton Mehmeti.

Nga të gjithë anëtarët e kryesisë së nëndegës u konstatua një keqmenaxhim tejmase i nëndegës nga personat në fjalë, ku u konstatua se kanë keqpërdorur privilegjet për interesa private në dëm të bashkësisë lokale Rahovicë, kanë shkelur rregulloren dhe statutin e partisë, nxitje e përçarjes, kanë kushtëzuar punësim, etj dhe për këto arsye kryesia e nëndegës ka marrë vendim të shkarkoj Driton Memetin nga posti i kryetarit të nëndegës, ndërsa këshilltari Fatlum Kadriu mos të jetë më kandidat për këshilltar në listën e Alternativës për Ndryshim.

Kryesia vendosi njëzëri që nëndegën e fshatit Rahovicë ta udhëheq Isa Aliu.

Gjithashtu gjatë kësaj mbledhje nënkryetarja e nëndegës për fshatin Rahovicë Biondina Memeti dha dorëheqje për shkak të postit të saj që ka si nënkryetare e degës së Alternativës për Ndryshim në Preshevë dhe me automatizëm është anëtare e kryesisë së përgjithshme të Alternativës për Ndryshim dhe si nënkryetar i nëndegës për fshatin Rahovicë u zgjodh Arsim Memeti.

Nëndega e Alternativës për Ndryshim për fshatin Rahovicë do të vazhdoj edhe më fuqishëm aktivitetin e saj politik ku do të jetë avokuese e fortë për realizimin e kërkesave dhe interesave të banorëve të fshatit Rahovicë.