SHPËRNDAJE

Alternativa për Ndryshim në rrjetin social Facebook ka publikuar një faturë të restoranit “Lozovacka Cesma” afër Beogradit ku funksionarët e PVD-së duhej të kenë drekuar ndërkaq kjo faturë i ka ardhur Komunës së Preshevës për t`u paguar. APN ju ka drejtuar kryetarit të PVD-së Shaip Kamberi ku ka ftuar që drekat dhe darkat të konzumuara të paguhen nga vetë PVD-ja e jo t`ju dërgohen Komunës së Preshevës.

Postimi i plotë:

Shaip, së paku drekat e darkat që po i ha PVD-ja në “Lozovicka Cesma” afër Beogradit paguani vetë, dhe mos ja faturoni për pagesë buxhetit të Komunës së Preshevës. E kemi kuptuar se e keni vështirë të diferenconi në mes arkës publike dhe asaj të partisë, sidoqoft tani po fryen një stuhi ndryshe, së paku në Komunën e Preshevës. Kohërat e tilla kanë ikur.

Të qartësohemi: Partia nuk është Komuna dhe as Komuna nuk është Partia!

PS. Faturimi i datës 22 shkurt 2019 me vulë të PVD-së për “shërbime ushqimore” i`u është dërguar Komunës së Preshevës për pagesë dhe është regjistruar në sistemin “CRF”. Faturat e regjistruara në këtë sistem duhen të paguhen në afat prej 45 ditë, përndryshe bllokohen mjetet në buxhetin e Komunës.