SHPËRNDAJE

Kumtesë për media e Alternativës për ndryshim në lidhje me largimin e këshilltares Fetanete Mehmedi:

Dje, më datë 16 janar 2019 grupi i këshilltarëve komunal nga radhët e Alternativës për Ndryshim në Kuvendin Komunal Preshevë ka shqyrtuar situatën e rëndë politike në Komunën tonë të krijuar pas largimit të këshilltares Fetanete Mehmedi (Fetka) nga grupi ynë. Me indinjatë të thellë kemi konstatuar njëzëri se këshilltarja në fjalë ka rënë preh e pazarllëqeve me postin e këshilltarëve të inicuara nga oponentët tanë politik për të rrëzuar pushtetin e tanishëm komunal. Gjithashtu kemi diskutuar arsyetimet për largimin e saj të cekura në shkresën drejtuar Kuvendit, duke konkluduar se të gjitha pikat janë të pabaza dhe se në fakt pasqyrojnë një propagandë të paskrupullt të PVDSH-së në kurriz të proceseve zhvillimore në Komunën tonë. Koalicioni ynë qeverisës i themeluar vetëm 10 muaj më parë ka filluar reformat në të gjitha institucionet komunale, ndërkaq projektet e inicuara qysh në fillim të këtij pushteti tani më po jetësohen dita ditës. Mbi të githa ka filluar parandalimi i tentakulave korruptive të pushteteve të mëparshme që kanë pasur objektiv interesat e ngushta individuale. Fakti se këshilltarja Mehmedi ka akuzuar pushtetin e tanishëm në mos realizimin e premtimeve elektorale, ka një  diskrepancë kohore, me që akuzohet pushteti 10 mujorësh me problemet dekadore të grumbulluara nga pushtetet e dështuara lokale, të përqendëruar në interesat e tyre vetanake dhe në favor të shtetit ku jetojmë.

Ne, grupi i këshilltarëve komunal të APN-së në Preshevë konstatojmë njëzëri se ekzekutivi i pushtetit tonë ka bërë hapa të rëndësishëm në reformimin dhe zhvillimin e sferave socio-ekonomike në vendin tonë, ndërkaq qëndrojmë pas asaj se kryetari i Komunës së Preshevës dhe njëherit kryetar i subjektit tonë politik, Shqiprim Arifi ka besimin tonë të plotë për zhvillimet dhe aktivitet e mëtutjeshme për të mirën e këtij vendi.

Prandaj ri-theksojmë se këshilltarja Fetanete Mehmedi është influencuar nga propagandat dhe premtimet e tjera politike nga klika e stërvjetëruar politike, ndërkaq ftojmë që postin e këshilltares të dorëzoj sa më parë për të mundësuar vazhdimin e punimeve në pushtetin komunal ashtu siç janë paraparë nga zgjedhjet e fundit ku sovrani i këtij vendi ka vendosur për mandatin katërvjeçarë të këtij pushteti.

Këshilltarët e APN-së, Kuvendi Komunal Preshevë,

Preshevë, 17.01.2019

Nënshkrimi i këshilltarëve të APN-së: