SHPËRNDAJE

Alternativa për ndryshim ka publikuar një komunikatë në lidhje me seancën e V të Kuvendit komunal në Preshevë:

Seanca e V-të e Kuvendit Komunal në Preshevë ka vërtetuar edhe njëherë qasjen vulgare dhe agresive të PDSH-së dhe veçanërisht të PVD-së ndaj këtij institucioni më të lartë legjislativ të Komunës së Preshevës, ku me metoda të orkestruara uliganeske pengojnë si kurrë më parë mbarëvajtjen e seancave punuese të këtij institucioni. Violenca gojore dhe fizike në mungesë të argumentit dhe arsyes ka shpërfillur interesat e politikës së momentit të kësaj konjukture politiko-ekonomike që tani më po përjeton ditët më të vështira të saj në fundim e sipër. Kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi për t`i kamufluar dështimet e njëpasnjëshme në pushtetin e tij, ka inicuar veprime përçarëse dhe antikombëtare për lojën e interesave të tyre klanore që po shfaqen në kontinuitet pas skandaleve të qeverisjes së tij. Prodhuesit historik të zgjënjimit dekador edhe në këtë rast kanë tentuar të justifikojnë veprimet e tyre antinjerëzore duke aktëruar rolin e viktimës.

Pamjet e publikuara vërtetojnë qartë që këshilltari i PVD-së, Rinor Krasniqi që njihet botërisht se ka përdorur dhunën fizike ndaj këshilltarit tonë në punimet e seancës në gusht të vitit 2018, ka demoluar foltoren e Kuvendit Komunal duke kërcënuar dhunë fizike po të përmendet ish-kryetari i PVD-së Riza Halimi. Koncepti konspirativ ka vazhduar edhe më pastaj kur këshilltari i PVD-së, Skender Destani ka tentuar të sulmoj Kryetarin e Kuvendit z. Sami Salihu. Megjithatë komploti dhunues ka pasur tentativë pamundësimin e seancës për t`u ankuar në gjykata për largimin e pushtetit komunal duke arsyetuar se seanca nuk është mbajtur në limitin e afatit sipas dispozitave ligjore. Në videon që po ndajmë me ju, të nderuar qytetarë të Komunës së Preshevës, shihet qartë inskenimi ku kryetarja e PVD-së, dega në Preshevë, Ardita Sinani ka kërkuar nga një bashkëpunëtor i saj të afrohet për t`marrur pamjet dhe në momentin e veçant ku kishte kërkuar intervenimin e policisë lokale.

Gjithashtu në video shihet kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa duke e ftuar Rinor Krasniqin të vazhdoj aksionin në sallën tjetër pasi ai përfundoi aksionin e parë në sallën e Kuvendit Komunal.

Dënojmë ashpër dhunën gojore dhe fizike që ka në agjendë PVDSH-ë në Kuvendin Komunal të Preshevës, ndërkaq ftojmë anëtarët, simpatizantët e APN-së si dhe gjithë qytetarët e Komunës së Preshevës të përmbahen ndaj provokimeve eventuale si dhe rasteve spontane. Janë këta plagët e shoqërisë sonë që me qëndrime antidemokratike synojnë rrëmbimin e lirisë elementare dhe themelore në institucionin më të lartë ligjëvenës në Komunën tonë.
Preshevë, 01.10.2019
Këshilli për Informim i APN-së

KUMTESË

KUMTESËSeanca e V-të e Kuvendit Komunal në Preshevë ka vërtetuar edhe njëherë qasjen vulgare dhe agresive të PDSH-së dhe veçanërisht të PVD-së ndaj këtij institucioni më të lartë legjislativ të Komunës së Preshevës, ku me metoda të orkestruara uliganeske pengojnë si kurrë më parë mbarëvajtjen e seancave punuese të këtij institucioni. Violenca gojore dhe fizike në mungesë të argumentit dhe arsyes ka shpërfillur interesat e politikës së momentit të kësaj konjukture politiko-ekonomike që tani më po përjeton ditët më të vështira të saj në fundim e sipër. Kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi për t`i kamufluar dështimet e njëpasnjëshme në pushtetin e tij, ka inicuar veprime përçarëse dhe antikombëtare për lojën e interesave të tyre klanore që po shfaqen në kontinuitet pas skandaleve të qeverisjes së tij. Prodhuesit historik të zgjënjimit dekador edhe në këtë rast kanë tentuar të justifikojnë veprimet e tyre antinjerëzore duke aktëruar rolin e viktimës. Pamjet e publikuara vërtetojnë qartë që këshilltari i PVD-së, Rinor Krasniqi që njihet botërisht se ka përdorur dhunën fizike ndaj këshilltarit tonë në punimet e seancës në gusht të vitit 2018, ka demoluar foltoren e Kuvendit Komunal duke kërcënuar dhunë fizike po të përmendet ish-kryetari i PVD-së Riza Halimi. Koncepti konspirativ ka vazhduar edhe më pastaj kur këshilltari i PVD-së, Skender Destani ka tentuar të sulmoj Kryetarin e Kuvendit z. Sami Salihu. Megjithatë komploti dhunues ka pasur tentativë pamundësimin e seancës për t`u ankuar në gjykata për largimin e pushtetit komunal duke arsyetuar se seanca nuk është mbajtur në limitin e afatit sipas dispozitave ligjore. Në videon që po ndajmë me ju, të nderuar qytetarë të Komunës së Preshevës, shihet qartë inskenimi ku kryetarja e PVD-së, dega në Preshevë, Ardita Sinani ka kërkuar nga një bashkëpunëtor i saj të afrohet për t`marrur pamjet dhe në momentin e veçant ku kishte kërkuar intervenimin e policisë lokale.Gjithashtu në video shihet kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa duke e ftuar Rinor Krasniqin të vazhdoj aksionin në sallën tjetër pasi ai përfundoi aksionin e parë në sallën e Kuvendit Komunal.Dënojmë ashpër dhunën gojore dhe fizike që ka në agjendë PVDSH-ë në Kuvendin Komunal të Preshevës, ndërkaq ftojmë anëtarët, simpatizantët e APN-së si dhe gjithë qytetarët e Komunës së Preshevës të përmbahen ndaj provokimeve eventuale si dhe rasteve spontane. Janë këta plagët e shoqërisë sonë që me qëndrime antidemokratike synojnë rrëmbimin e lirisë elementare dhe themelore në institucionin më të lartë ligjëvenës në Komunën tonë.Preshevë, 01.10.2019Këshilli për Informim i APN-së

Gepostet von Alternativa për Ndryshim am Dienstag, 1. Oktober 2019